Igli Zarka, banori i ri i “Big brother VIP” ka dalë nga shtëpia.

Mëngjesin e sotëm, banorët e tjerë morën një zarf të zi, brenda të cilit shkruhej se Zarka vendosi të dilte menjherë nga ky reality show.

Shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore e si pasojë ai ka kërkuar shërbim të menjëhershëm spitalor. Nuk dihet nëse Igli do të rikthehet apo jo në shtëpi dhe as se si është gjendja e tij shëndetësore tani.

Më herët, Monika Lubonja e akuzoi aktorin se është përdorues i lëndëve narkotike. Kjo u bë shkak i disa debateve mes Lubonjës dhe Zarkës.