Kakavije/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Goditen 2 raste të paligjshmërive në kufi.

Tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 48-vjeçari.

Tentoi të fuste fishek gjuetie, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe procedohet penalisht 49-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..

-Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.

Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.