Z. “Louis Vuitton”, miliarderi francez dhe pronar i shtëpisë së modës së lartë “LVMH”, Bernard Arnault, është në reflektorët e Drejtësisë, siç shpjegoi për CNN zyra e prokurorit të Parisit.
Njeriu i dytë më i pasur në botë është nën mikroskopin e autoriteteve gjyqësore pas raportimeve për marrëdhënie të paligjshme financiare me një biznesmen rus. Sipas zyrës së Prokurorisë së Parisit, një hetim paraprak tashmë është duke u zhvilluar pas një raport i TRACFIN, një agjenci e qeverisë franceze kundër pastrimit të parave.
Miliarderi francez Bernard Arnault dhe oligarku rus Nikolai Sarkisov janë nën hetim për pastrim parash të dyshuar në një resort luksoz alpin, sipas prokurorëve të Parisit, raporton France24. Dy personat po hetohen për pastrim parash.
Një botim i gazetës franceze “Le Monde”, duke cituar shërbimin e informacionit financiar Tracfin, shkruan se në vitin 2018, një miliarder rus 55-vjeçar kishte blerë 14 rezidenca nga një shitës i vetëm për 16 milionë euro, në një marrëveshje komplekse që përfshinte kompani me bazë në Francë, Luksemburg dhe Qipro.
Sidoqoftë, emri i Nikolai Sarkisov nuk figuron askund në librat e kompanisë që ka bërë blerjen.