Meksikë, 20 korrik 2014 – Biznesmeni më i madh i Meksikës, i cili renditet njeriu i dytë më i pasur në botë ka një koncept ndryshe për jetën.
Gjatë një konference biznesi në Paraguai, Carlos Slim tha se duhet bërë një "rishikim radikal" të ditëve të punës.
"Me tre ditë pune në javë, ne do të kemi më shumë kohë për t'u çlodhur, për një jetë më të mirë”, ka thënë ai.
Sipas tij, duke pasur katër ditë pushim, do të merremi më gjëra të tjera argëtuese dhe do të jemi më produktivë. Madje, thotë se këtë sistem veprimi e ka zbatuar vet ai.
Por nga ana tjetër, Slim thotë se duhet shtyrë mosha e daljes në pension duke e çuar deri në 70-75 vjeç.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





