Javës që vjen, Genc Sejko, i cilësuar ndryshe edhe si "njeriu i memeve", pritet të mbërrijë nga Londra në Shqipëri, për t'iu bashkuar protestës së studentëve.
Sejko sqaron në një postim në Facebook se kishte planifikuar dy intervista në Top Channel, por i ka anuluar me argumentin se kjo medie po cenon të vërtetën, ndaj preferon më mirë të jetë në shesh me studentët.
"Javën tjetër do jem në Shqipëri. Kam rënë dakord me dy gazetare të nderuara për dy dalje në Top Channel. Me gjithë respektin që kam për dy gazetarët, sot ju bëj me dije qe unë nuk mund të dal në media që cenojnë të vërtetën. Më mirë në të ftohtë e në shesh me studentët."





