18 maj 2015 – Nga njeriu i rasteve të humbura në “hero”.Ardit Peposhi mund të ishte armiku kryesor i tifozërisë durrsake me dy rastet e humbura, por realizimi i golit të fitores dhe mbijetesës e kthyen në “hero” të padiskutueshëm atë.Ja se i tregon emocionet e ndeshjes njeriu që vulosi mbijetesën e Teutës, Peposhi:“Tani jemi të çliruar, duket sikur kemi rilindur. Ishim nën një presion prej disa kohësh dhe sidomos gjatë minutave të fundit të ndeshjes. Bëra gabime, por e dini përse? Sepse në minutat e fundit isha tejet e tensionuar dhe me maksimumin e presionit. Sytë po më errësoheshin. Kishim përgjegjësi shumë të madhe dhe fitorja mund të fshinte çdo gabim të këtij sezoni. Mirëpo, fatmirësisht ia dolëm. Nuk e doja veten kur humba ato dy raste. Por u riktheva brenda tri minutave nga “ferri në parajsë”. Kastrati riktheu topin në zonë dhe në rrëmujë e sipër e godita, duke e dërguar sfer- ën në rrjetë. Është një emocion i papërshkrueshëm. Më në fund, ia dolëm mbanë të mbijetonim në elitën e futbollit shqiptar”, ka përfunduar mesfushori i Teutës, Ardit Peposhi.
Njeriu i ndeshjes për Teutën, Peposhi: U riktheva nga “ferri në parajsë”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit