Roger Ailes(foto 2), drejtori ekzekutiv i “Fox News” mund të jetë njeriu më i fuqishëm në botën e televizionit, për të cilin gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë këto kohë. Në padi e ngritur kundër tij ditën e së mërkurës ka tronditur mbarë publikun, pasi ish-punonjësja e akuzon për ngacmim seksual.
Bëhet fjalë për spikeren e lajmeve Gretchen Carlson, një nga punonjëset më të vjetra të këtij televizioni, e cila e përshkruan Ailes si një manjak seksual. Ajo e ka akuzuar për ngacmim seksual, për përdorimin e një fjalori të papërshtatshëm dhe për faktin që ka krijuar një ambjent punë “mashkullor”. Padia gjithashtu përfshin një rast kur Roger i ka kërkuar të kryenin marrëdhënie seksualë gjatë një mbledhjeje në zyrë. “Mendoj se ti dhe unë duhet të kishim patur një marrëdhënie seksuale shumë kohë më parë dhe se kjo gjë do na bëjë mirë të dyve” ka dëshmuar 50-vjeçarja në polici. Ky i fundit në një deklaratë për shtyp i ka quajtur akuzat e ish-punonjëses së tij si “të pabaza”.
Procesi gjyqësor erdhi në një moment shumë të papërshtatshëm për drejtuesin e televizionit, duke qenë se njëkohësisht ai po përballet dhe me krizën më të madhe që ka përjetuar kjo media këto 20 vitet e fundit.





