Pamje fantastike nga Lumi i Gashit në Tropojë! Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në Facebook-une tij, ku shkruan se kjo pasuri e mbrojtur nga UNESCO bën bashkë bukuritë e natyrës me turistët aventurierë.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Shqipëria turistike pasqyrohet vazhdimisht nga mediat e huaja, kjo pas një sezoni me mbi 10 milionë turistë që kanë vizituar vendin tonë.