Janë një rrezik i përhershëm nëpër rrugë, por me pak imagjinatë pusetat mund të shndërrohen në vepra arti të vërteta.

Davide Luciano ka përdorur gropat e mëdha për të krijuar skena të ndryshme që përfshijnë një notar duke u zhytur, një peshkatar që nxjerr peshkun nga uji apo një roje bregdetare që shpëton një person duke u mbytur.

Davide i ka mbushur pusetat me objektet që i nevojiteshin për fotot dhe Photoshop-in e ka përdorur vetëm për ngjyrat.

Një set me 9 foto të tijat kushtojnë rreth 1 mijë dollarë.

34-vjeçari thotë për ‘Daily Mail’: “Ideja më erdhi kur u bëra vetë viktimë e një pusete.

Doja që zemërimin tim ta kanalizoja në një projekt pozitiv ku të kishte humor dhe kreativitet.”

Fotot janë bërë në Nju Jork, Los Anxheles, Toronto dhe Montreal.