Ky 33-vjeçar nga Zelanda e Re është një ekspert peshkaqenësh, i cili ka mësuar që të notojë bashkë me ta.

Edhe pse konsiderohen si gjallesa të rrezikshme, Rajli Eliot thotë se njerëzit kanë mendim të gabuar për peshkaqenët.

I riu shprehet se me peshkaqenët duhet kujdes dhe t'ju afrohesh ngadalë dhe duhet treguar respekt ndaj tyre.

33-vjeçari ka mundur që të qëndrojë pranë tyre dhe të realizojë foto të pabesueshme me gjallesat e frikshme të oqeaneve.