A ka njeri brenda makinerisë ATM që na jep paratë kur ne fusim kartën? Mundet, por të jeni të sigurt që s'është aty me vullnetin e tij të lirë.
Pikërisht kjo ndodhi në Teksas kur një person mbeti i bllokuar brenda një automati banke dhe për të dalë kërkonte ndihme me pusulla të shkruara me dorë që i nxirrte nga vendi ku del fatura e tërheqjes.
Fatkeqi në fjalë është një teknik i bankës që kishte hyrë brenda në ATM për ta riparuar atë, por mbeti i bllokuar brenda. Punonjësi i paidentifikuar kishte harruar telefonin celular në makinë dhe nuk kishte mënyrë tjetër për të kërkuar ndihmë veçse me pusulla të tilla.
“Ju lutem më ndihmoni! Kam mbetur këtu brenda dhe nuk kam celularin me vete. Ju lutem, telefonojini shefit tim”, shkruhet në pusullë. Ngjarja ndodhi në qytetin teksan Corpus Christi.
Gjatë dy orëve vuajtje, që fatmirësisht përfunduan pa asnjë pasojë për nëpunësin, shumë njerëz vazhduan të tërhiqnin para në makineri, pa dëgjuar thirrjet e tij. Richard Olsen, polic lokal, i thirrur në vendngjarje nga disa persona të vëmendshëm që dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe lexuan pusullën, tha se ishte e pabesueshme.
Dëgjova thirrjet dhe në fillim mendova se ishte një kamera e fshehtë deklaroi oficeri Olden, i cili shtoi se kjo të gjesh dikë të bllokuar brenda në një ATM është çmenduri dhe diçka që s’ke për ta parë kurrë më në jetë.
“Njeriu që të jep paratë”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nxjerr pistoletën në mes të lokalit dhe tenton të vrasë një person, policia arreston 50-vjeçarin!
Tensione në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, banorët kundër impianteve fotovoltaike: Do sjellë pasoja ekonomike dhe sociale
Kryeministri grek njofton ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Nga Alice Walton tek Zheng Shuliang, Forbes liston gratë më të pasura në botë në 2026





