*Histori suksesi  nga Universiteti Ndërkombëtar në Strugë

Me diplomimin në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës nisi edhe karriera e Klodiana Nogut.

Me përfundimin e studimeve, Nogu thotë se “mu dha mundësia që unë fillimisht të punësohem në Zyrën Arsimore në Librazhd si Juriste, ku punova afër dy vite, e që ishte një eksperiencë e vlefshme për mua. Në mars të vitit 2015 aplikoj dhe bëhem pjesë e administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë, Inspektore në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore. Pozicion pune që kërkon shumë angazhim, përgjegjësi dhe korrektësi, ku punoj edhe aktualisht”.

Njeriut në jetë sigurisht që i duhet dhe fat në rrugën e karrierës së tij, – thotë Nogu, – por përveç fatit, sigurisht i duhet dhe arsimimi i duhur për t’u integruar dhe për të ecur në jetë.

E lumtur që ka qenë studente e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, Klodiana Nogu thotë se këtë arsimim e ka fituar falë një stafi të mrekullueshëm akademik.