Një adoleshente nga fshati Buçimas i Pogradecit është larguar nga banesa e saj prej dy ditësh dhe nuk ka asnjë lajm nga ajo.

Denoncimin në polici e ka bërë njerka e 19-vjeçares së zhdukur, shtetasja K.Ç., 31-vjeçe, e cila shprehet se prej dy ditësh nuk ka të dhëna për vajzën A.Ç..

Policia raporton se pas denoncimit kanë filluar hetimet për gjetjen e saj.