31 janar 2015 – Nëse do të shfaqnim pak më tepër interesim, respekt dhe vëmendje për ata që na rrethojnë, me siguri marrëdhëniet reciproke do të ishin shumë më të këndshme.

1. Përshëndeti të tjerët, sepse me anë të përshëndetjes e vlerëson palën tjetër.

2. Buzëqesh, sepse buzëqeshja ka veprimin magjik që përvetëson zemrat.

3. Trego kujdes dhe trajtoji njerëzit ashtu siç dëshiron të të trajtojnë ty.

4. Shoqëroji njerëzit në gëzimet dhe ndjenjat e tyre.

5. Ndihmoju njerëzve në nevojat e tyre, do të arrish zemrat e tyre. Shpirtërat anojnë tek ata që u ndihmojnë.

6. Fali njerëzit për gabimet e vogla ndaj teje.

7. Kur interesohesh për ata që mungojnë, e fiton dashurinë e tyre.

8. Mundohu të japësh dhurata edhe nëse janë të lira, sepse vlera e saj shpirtërore është më e madhe se ajo materiale.

9. Shfaqe dashurinë tënde ndaj njerëzve, sepse fjalët e dashura i robërojnë zemrat.

10. Këshillo me etikë dhe moral të mirë, e mos qorto me kryeneçësi.

11. Bisedo për çka i intereson më së tepëmi palës tjetër. 

12. Ji pozitiv dhe do t'i kënaqësh ata që janë rreth teje.

13. Lavdëro të tjerët për bamirësitë e tyre! Duke i lavdëruar  ndikon në shpirtin e tyre, por mos e tepro në lavdërim.

14. Zgjidh fjalët e tua, ngrihet pozita jote, sepse fjala e bukur është mënyra më e mirë për të rrëmbyer zemrat.

15. Bëhu modest, sepse njerëzit largohen nga mendjemadhi.

16. Mos i hulumto të metat e të tjerëve, por përmirëso të metat e tua.

17. Dëgjo kur flasin të tjerët, sepse njerëzit dëshirojnë që të dëgjohen.

18. Zgjero njohuritë e  tua dhe përfiton çdo ditë një shok.

19. Shto interesat e tua për shumë profesione, të shtohen njohuritë dhe shoqëria.

20. Nëse i bën dikujt mirë, bëje pa pritur asgjë në këmbim.