Mediat greke i kanë kushtuar një shkrim jetës së Klodiana Çelës, 49-vjeçarja e cila plagosi mjekun grek.

Në një shkrim të publikuar ngaOEMA, 14 vite më parë shqiptarja Klodiana Çela u njoh në një restorant në Athinë me babain e vajzës së saj, mjekun grek të cilin e plagosi pak ditë më parë me armë zjarri. Asokohe, mjeku po drekonte bashkë me një grup mjekësh dhe avokatësh teksa shijonin verën e tyre.

Ata që e njohin 49-vjeçaren flasin për një grua “merimangë”, tmerrësisht të bukur dhe të zgjuar e cila lëvizte mes qarqeve me lidhje të forta dhe shoqërohej me burra me pozitë të mirë financiare që i siguronin asaj një jetë luksoze. Mirëpo, sipas tyre ajo ka një të metë të madhe. Këmbëngul se ka armiq kudo. Këto fiksime e kanë çuar deri më tani dy herë në spital psikiatrik. Çela ka paditur në polici me dhjetëra njerëz nga nëna dhe motra e saj e deri te avokatët.

Klodiana Çela u diplomua në fakultetin e arteve të Tiranës dhe udhëtoi drejt Greqisë në moshë të re duke u angazhuar në disa ekspozita pikture. Ajo u njoh me një marinar në Lixouri të Kelafonisë. Më pas ajo u largua për në Athinë duke marrë një deklaratë të nënshkruar prej tij në vitin 2003, se i kishte marrë borxh 85 mijë euro dhe do të kthehej sërish. Tashmë ajo kishte një pasaportë.

Me një pamje mbresëlënëse, shqiptarja përdori disa avokatë për t’u futur në ambientet ku qëndronin shoqëritë më të larta të Athinës. Kështu arriti të njihej me okulistin grek në fund të vitit 2007. Pas takimit që patën në restorant, pasuan disa takime të tjera dhe vizita në ekspozita pikture. Romanca e tyre e fshehtë zgjati për të paktën 2 vite. Shumë pak e dinin që mjeku dhe shqiptarja kishin një lidhje e cila disa vite më vonë pati fund dramatik. Pas e plagosi me armë zjarri ajo e akuzoi atë se donte t’i merrte paratë dhe t’i rrëmbente fëmijën.