Angli, 30 prill 2014 – Dy të rinj nga Londra janë njohur me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Pasi kanë biseduar për ca kohë ata kanë zbuluar se ishin dashuruar me njëri – tjetrin. Vendosin të takohen, janë të lumtur, por më pas zbulojnë me tmerr se janë motër e vëlla, por me baba të ndryshëm.
Djali tregon për The Sun se meqë nuk kishte sukses me vajzat i ishte drejtuar rrjeteve sociale. Dhe aty gjeti shpirtin binjak, por njëkohësisht edhe gjysëm motrën e tij.
“Nuk mund ta besoja kur zbulova se ajo ishte motra ime”,– thotë djali.
Gjithsesi ajo që e bën edhe më shokuese historinë e tyre është fakti se megjithë zbulimin tronditës ata nuk e kanë ndërprerë lidhjen.
“Duhemi dhe bëjmë seks rregullisht, por e dimë që është e jashtëligjshme që të rrimë bashkë”,- vijon më tej ai.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





