Bimët janë të bukura, me ngjyra dhe dekorojnë shtëpinë tonë duke i dhënë një prekje ekzotike. Por nëse ju themi që ka bimë që nëse mbahen brenda në shtëpi kanë veti të përmirësojnë ajrin dhe të reduktojnë ndotjen e ambientit?
Nga fundi i viteve ’80, NASA arriti në përfundimin që disa bimë kanë aftësi të pastrojnë ajrin. Nëpërmjet fotosintezës ato thithin dioksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjen. Shumë prej bimëve të renditura më poshtë mund të neutralizojnë substancat toksike që gjenden në ajër.
Ja kush janë 15 bimët që pastrojnë ajrin e shtëpisë apo zyrës:
1) Shpatorja (Sansevieria trifasciata ‘Laurentii’

Kjo bimë është ndër më efikaset për pastrimin e ajrit. Filtron substancat e dëmshme që gjenden në ajër si formaldeide-i, që gjendet shpesh tek produket e pastrimit, apo letra higjenike. Mbajeni në banjo ose në dhomën e gjumit.
2) Fikusi (Ficus benjamina)

Kjo bimë filtron shumë agjentë ndotës si për shembull formaideide-in, që gjendet në tapetet e shtëpisë dhe thith nga ajri tricloroetilene-n dhe benzenin.
3) Krizantema (Chrysantheium morifolium)

Filtron benzenin dhe substancat e tjera të dëmshme që gjenden në objektet plastike.
4) Aloe (Aloe vera)
Kjo bimë është një aleate e çmuar kundër formaldeide-it dhe benzen-it.
5) Dracena (Dracaena marginata)

Përveçse i jep ngjyrë dhe gjallëron ambientin, dracena thith substancat e dëmshme si: xilene, tricloroetilene dhe formaldeide.
6) Dracena (Dracaena deremensis Warneckii)

Lufton agjentët ndotës prezentë në vajra të ndryshëm ose te bojërat e mobiljeve.
7) Azalea (Rhododendron simsii)

Lufton formaldeide-in që është prezent te shkumat izoluese brenda shtëpisë. Aftësia e saj filtruese është më e madhe nëse ekspozohet në një vend të freskët dhe të ndriçuar mirë.
8) Pothos (Scindapsus aures)

Dhe ja një tjetër aleat në luftën kundër formaldeide-it… Këtë bimë mund ta mbani në garazh për shkak të gazrave që çlirohen nga makina.
9) Gerbera (Gerbera jamesonii)

Gerbera është një bimë perfekte për të filtruar nga ajri trielinën, që gjendet shpesh tek rrobat e lara. Vendoseni atë në banjo ose në dhomën e dhumit, por kujdes sepse ka nevojë për shumë dritë.
10) Edera (Hedera helix)
Edera është e shkëlqyer për të thithur formaldeide-in nga produktet për pastrimin e shtëpisë.
11) Lule shqiponja (Philodendron oxycardium)

Kjo bimë në fakt nuk këshillohet për ato familje që kanë fëmijë të vegjël, ose kafshë shtëpiake, pasi është helmuese nëse gëlltitet. Por si kompensim është e përkryer për të filtuar substancat e dëmshme që gjenden në ajër.
12) Palma e bambusë (Chamaedorea sefritzii)

Është një nga filtruesit natyralë më të mirë kundër benzenit, tricloroetilen-it, por edhe e aftë për të neutralizuar formaldeide-in.
13) Zambaku i paqes (Spathiphyllum Mauna Loa)

Është një bimë që ndihmon në luftimin dhe pastrimin e ajrit nga benzeni, formaldeide-i dhe tricloroetilene-i , por është efikas edhe për filtrimin e toluene-it dhe xilene-it.
14) Aglaonema (Aglaonema Crispum Deborah)

Filtron ajrin nga ndotësit e ndryshëm atmosferikë.
15) Bima 'merimangë' (Chlorophytum comosum)

Filtron benzenin, oksidin e karbonit, formaldeide-in dhe xilene-in.
Natyra pra na tregon edhe njëherë tjetër që ka gjithmonë zgjidhje me kosto zero.
R.O.





