Esli Belshi është emri i vajzës shqiptare, e cila është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve.
Nxënësja shqiptare e paraqiti projektin e saj në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës. Vajza nga Cërriku arriti të renditet në vendin e dytë me shpikjen e “dorës robot”.
Falë kësaj fitoreje, 17-vjeçarja ka fituar një bursë studimi në “North Amerikan University”.





