Ben Francin ishte vetëm 19 vjeç kur i pyeti prindërit e tij nëse mund të hapte një dyqan në garazhin e shtëpisë. Kështu nisi e gjitha, pasi ai filloi të dizenjonte rroba që kishte skicuar në dhomën e tij të gjumit.

Sipërmarrësi i  ri i kërkoi gjyshes së tij, e cila ishte një prodhuese e perdeve, ta mësonte se si ta qepte. Pasioni për të qenë një stilist edhe pse i ri në moshë, nuk e ka ndaluar në asnje moment të riun për të bërë realitet ëndërrat e tij.

Ben investoi në makineritë që i duheshin për të krijuar rrobat e tij. Njëkohësisht ai edhe studionte me kohë të plotë. Tani 28-vjeçari është bashkëpronar i markës së veshjeve “Gymnashark” me vlerë 700 milionë paund.

Djaloshi është përfshire tashmë në listën e të rinjve pasanik të këtij viti në “Sunday Times Young”. Ben i cili vjen nga një qytet i qetë i Bromsgrove në pjesën e jashtme të Birmingham, kurrë nuk e imagjinonte se jeta e tij do të ndryshonte kaq shumë.

Gymnashark, ka punësuar rreth 550 persona, shet rroba palestre, të cilat kanë një model të preferuar edhe nga blerësit, pasi janë të gjata dhe nuk kanë qepje.