Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë. Megjithatë, shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar gjumin është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve të duhura para gjumit.

Disa nga më të efektshmet janë: bajamet, të cilat përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit; gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë; kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit; dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim.

Gjithashtu, peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që mund të përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë.