Në këtë artikull do të sjellim për ju veçantitë e gurit të çmuar që ka një lidhje të fortë me detin. Akuamarini (acquamarina) do të thotë “ujë deti” (acqua del mare) dhe rrjedh nga fjalët latine “aqua” dhe “marinus”, pra që i përket detit.
Përbërja kimike e akuamarinit
Akuamarini bën pjesë në familjen e Beriliumit (nga greqishtja e lashtë “beryllos”- gur jeshil në blu)
Ngjyra e akuamarinit vjen për shkak të gjurmëve të hekurit brenda kristalit të çmuar. Përqëndrimi në sasi të ndryshme të këtij elementi i jep një gamë të mrekullueshme dhe delikate tonalitetesh ngjyrë pasteli, deri tek bluja e thellë, apo me nuanca të jeshiles.
Nxjerrja e akuamarinit
Akuamarini gjendet në shkëmbinjtë metamorfikë në formën e depozitave minerale. Para se të zbuloheshin depozitat e tij në Afrikë, ekzemplarët më të çmuar të akuamarinit nxirreshin rreth vitit 1830, në zonat braziliane të Minais Gerais dhe në malet Urale.
Brazili është akoma një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të këtij guri të çmuar, edhe pse vende të tjera si Nigeria, Madagaskari, Mozambiku dhe Zambia janë të pasura me akuamarinë dhe kanë një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e tij
Historia e akuamarinit
Sipas një tradite antike ky gur ishte i aftë të qetësonte inatin e perëndisë së detit, Poseidonit (Neptunit për romakët).
Po sipas legjendave thuhej se marinarët hidhnin akuamarinë në det gjatë stuhive për të evituar nervozizmin e perëndisë së detit dhe për të parandaluar tërmetet dhe përmbytjet. Akuamarini guri i të lindurve në mars jo më kot mendohet që ka një ndikim pozitiv në mendjemprehtësi dhe zgjuarsi.
Karakteristikat e akuamarinit
Akuamarini ëshët një gur shumë i dashur, sidomos për ngjyrën e tij të mrekullueshme, të pastër dhe transparente.
Llojet e akuamarinit
Llojet e ndryshme të akuamarinit klasifikohen sipas vendit nga ku nxirren.
Akuamarini “Shën Maria” është shumë i rrallë dhe me tonalitete blu të thellë dhe nxirret nga Shën Maria e Itabirës në Brazil.
Mes ekzemplarëve që vijnë nga Brazili jane edhe akuamarinët São-Domingos, që kanë një ngjyrë bojëqielli në pastel.
Akuamarinët Shën Tereza magjepsin me ngjyrën e tyre turkeze të shndritshme.
Akuamarini Boca- Rica ka tonalitete ekzotike që sjellin ndër mend shkumën e detit me sfumatura të jeshiles.
Akuamarini Pedra Azul është i famshëm për blunë e errët dhe po ashtu vjen nga Brazili.
Veçanërisht joshës është akuamarini “syri i maces” që është edhe shumë i rrallë. Ky efekt vjen nga përqëndrimi i elemetëve në formë gjilpëre dhe paralele që reflektojnë dritën.
Përsa i përket kujdesit, akuamarinët duhet të pastrohen vetëm në mënyrë tradicionale me avull.
Shikoni për më shumë fotogalerinë e mëposhtme.
R.O.