Ata janë dy binjakë, por kanë lindur në ditë dhe madje, vite të ndryshme: njëri në fund të 2018-s dhe tjetri në fillim të 2019-s. Kjo do të jetë veçantia që do i shoqërojë gjatë gjithë jetës dy vëllezërit e lindur në Romë, në poliklinikën “Gemelli”.

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton i lindur në orën 23:59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00:01 të datës 1 janar 2019.

"Është vetëm një zakon të mendosh se binjakët lindin njëkohësisht. Në të vërtetë një diferencë kohe ekziston gjithmonë. Në rastin tonë, këta dy minuta bëjnë diferencën mes dy viteve të ndryshme," thonë të afërmit e binjakëve.

Për binjakët, Andrea dhe Fabio, rastisi që të festojnë datëlindjet në dy ditë të ndryshme.