Celulari ‘Prometheus’ i inspiruar nga Lamborghini dhe i dizajnuar nga Brandeis nuk është një celular i zakonshëm, pasi veçoritë e tij e bëjnë atë shumë më ndryshe se të tjerët.

Celulari ka një ekran 6 inç, kamera 12MP me një unazë LED për blic, një procesor Snapdragon 835, 8GB RAM, 256GB hapësirë të brendshme dhe një portë për USB-C.

Prometheus ka një dizajn këndor dhe rezolucion ekrani 4K, transmeton Tech Blog.

Bateria prej 3,500 mAh mundëson që celulari të karikohet shpejt. Për vetëm 15 minuta bateria e tij shkon nga 0% në 50%. 

Shihni për më shumë fotot e mëposhtme.