Shumica e njerëzve përjetojnë një marrëdhënie toksike në jetën e tyre. Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë që një person të jetë toksik në një marrëdhënie. Shenja e tij e horoskopit është një prej tyre, kështu që kini kujdes në rast se nuk doni të gjendeni në të njëjtën situatë.
Cilat çifte janë më toksike?
Dashi-Demi
Ata mund të bëhen miqtë më të mirë, por si çift nuk shkojnë fare. Nga njëra anë kemi Dashin që dëshiron të provojë gjëra të reja, është i pasionuar dhe është vazhdimisht në lëvizje dhe nga ana tjetër Demin që e do stabilitetin dhe rutinën e tij. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk toleron sugjerime dhe nuk synon të tërhiqet nga mosmarrëveshjet. Këta të dy së bashku bëjnë një çift që japin këshilla, por nuk i durojnë dot.
Binjakët – Virgjëresha
Fillimi i lidhjes së tyre do të jetë i mrekullueshëm. Kur kjo fazë kalon, atëherë situata bëhet e vështirë. Binjakët janë ëndërrimtarë, të pavendosur dhe aventurierë, kurse Virgjëresha, nga ana tjetër, e do prakticitetin dhe korrektesinë. Sjellja e paparashikueshme e Binjakëve do ta lodhë shumë Virgjëreshën. Këta të fundit kërkojnë përsosmërinë, kurse Binjakët e pranojnë jetën ashtu siç u vjen. Marrëdhënia mes tyre vështirë se do të zgjasë, sado të mundohen.
Akrepi-Peshqit
Po të dyja janë shenja uji, por kjo nuk mjafton. Peshqit e fshehtë dhe ëndërrimtarë janë në kontrast me Akrepin, i cili shpesh kërkon vëmendjen e plotë të personit tjetër. Të dy janë në kërkim të një partneri për t’u dashuruar marrëzisht, por luftojnë të pranojnë se sa të ndryshëm janë. Sjellja shtytëse e Akrepëve i “mbyt” Peshqit, por ata do ta durojnë për të mirën e marrëdhëniesa ama jo për shumë kohë. Asnjëri prej tyre nuk mund t’i përballojë, kështu që marrëdhënia do të përfundojë (dhe kjo do të jetë për të mirën e tyre).