Deputeti i parlamentit shqiptar ka takuar dy djemtë e tij që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Vetëm para pak kohësh Nard Ndoka bëri me dije se dy djemtë e tij janë zhvendosur në Maltë, ku punojnë me kamerierë.

Ndoka ka thënë se ai nuk preferonte që bijtë e tij të rriteshin si parazitë. Ata që kur kanë qenë më të vegjël kanë punuar.

Deputeti ka përfituar nga udhëtimi i tij politik në Maltë ku u mbajt Kongresi i Partive Popullore për të takuar dhe dy djemtë e tij. 

"Me dy 'shokët', Aldo e Mario!"- shkruan ai përbri fotos në Instagram.