Me siguri s'ju kanë zënë kurrë sytë një gjallesë si kjo, bëhet fjalë për merimangën "pallua". Kjo specie e çuditshme ndodhet në Australi dhe quhet Maratus volans. Kjo krijesë simpatike mund të rritet deri në 5 mm, ndërkaq vetëm mashulli zotëron “bishtin e palloit”. Shpina e kësaj marimange është e mbuluar me luspa ngjyrash të ndryshme: të zezë, të kuqe, portokalli, të kaltër e të gjelbër dhe të gjitha së bashku krijojnë një spektër ngjyrash.

Jo vetëm pamja i ka dhënë famën botërore kësaj merimange. Ajo njihet edhe për vallëzimin joshës. Në momentin kur i ngre këmbët në ajër, merimanga fillon vallen e joshjes, që për disa momente krijon një show të vërtetë.