Halima Aden, një supermodele amerikane me origjinë nga Somalia është bërë e para myslimane me burkë që shfaqet në kopertinën e “Sports Illustrated”, revistë prestigjioze mode, e veshur me hixhab.

Ajo është përfshirë në numrin e përvitshëm të veshjeve të plazhit, me veshjen karakteristike të femrave myslimane që mbulojnë të tërë trupin, me përjashtim të fytyrës, duarve dhe këmbëve.

“Vajzat e reja që veshin hijab duhet të kenë shembuj prej nga të mësojnë në çdo industri të mundshme, përfshi edhe atë të modës”, tha ajo për BBC-në.

Aden është rritur në një kamp refugjatësh kenianë, për t’u zhvendosur më pas në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare dhe vetëm pak më vonë nisi të vishte hixhabin.

“Kemi parë politikane, biznesmene, reportere televizive dhe shumë femra të tjera të suksesshme të mbuluara me hixhab, sigurisht në role të dukshme. Pikërisht ky është mesazhi që ne duhet të përçojmë”, thotë ajo.