Gautam Adani ishte deri tani njeriu më i pasur i Azisë. Por tani ai është gjithashtu personi i tretë më i pasur në botë, duke lënë pas Bernard Arnault dhe duke u bërë personi i parë aziatik që pozicionohet në atë renditje, sipas Bloomberg dhe Indeksit të Miliarderëve.

Adani, i cili drejton një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë, tani besohet të ketë një pasuri me vlerë rreth 137 miliardë dollarë.

Kjo pasi një rritje këtë javë e renditi atë menjëherë pas CEO të Tesla, Elon Musk dhe themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilëve vlerësohet në 251 miliardë dhe 153 miliardë dollarë, respektivisht.

Ashtu si miliarderët e tjerë në mbarë botën, Adani ka parë që pasuria e tij të rritet “në stratosferë” gjatë pandemisë nga Covid-19.

Themeluesi i grupit me të njëjtin emër Adani Group kontrollon kompani që variojnë nga portet dhe hapësirën ajrore deri te energjia diellore dhe qymyri.

Bill Gates aktualisht renditet personi i pestë më i pasur në botë, sipas indeksit të Bloomberg, me një pasuri neto prej 117 miliardë dollarësh.