Gështenjat janë një ushqim i plotë, ideal për fëmijët në zhvillim, për ata që shërohen nga sëmundje të ndryshme si dhe për atletët.
Janë një burim i mirë i aicdeve yndyrore të pangopura, si acidi oleik dhe palmitoleik, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
Gështenjat gjithashtu përmbajnë kalcium, magnez, fosfor, hekur, natrium dhe kalium. Ata janë gjithashtu të njohur për kontributin e tyre në funksionimin e duhur të zorrëve, si zëvendësues i drithërave. Përveç kësaj, gështenjat përmbajnë vitamina B1 dhe B2, si dhe vitaminë C dhe acid folik.
100 g gështenja sigurojnë 22% të nevojave ditore të trupit tonë nga bakri dhe 15% nga kaliumi. Këto lëndë ushqyese kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe imunitar, si dhe presionin e gjakut.
Si i ziejmë ato?
Gështenjat duhet të zihen për të paktën një orë, në nxehtësi mesatare. Për t’i bërë ato më të shijshme mund të shtoni gjysmë lugë kripë në ujë.