Euro 2024 mbylli një muaj të zjarrtë me 51 ndeshje dhe shumë rekorde. Spanja triumfoi në finale, teksa Nedim Bajrami shënoi emrin me gërma të arta në histori, kjo pasi ka shënuar golin më të shpejtë (23 sekonda) në 17 Evropianet e zhvilluar.Nedim Bajrami, Lamine Yamal, Cristiano Ronaldo, Pepe, Jesus Navas, por dhe shumë të tjerë vendosën emrat e tyre në librat e historisë së Europianëve.Ja disa prej rekordeve të thyera gjatë këtij Europiani:

Goli më i shpejtë

23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024)

Lojtari më i ri debutues

16 vjeç e 338 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24)

Golashënuesi më i ri

16 vjeç e 362 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24)

Lojtari më i vjetër

41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24)

Golashënuesi më i vjetër

38 vjeç e 289 ditë – Luka Modric (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24)

Më shumë pjesëmarrje

6 Cristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024)

Më shumë ndeshje të luajtura

30 Cristiano Ronaldo (Portugali)

Kampioni më i ri

17 vjeç e 1 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2024)

Kampioni më i vjetër

38 vjeç e 236 ditë – Jesus Navas (Spanjë 2024)

Më shumë trofe

4 Spanja (1964, 2008, 2012, 2024)

Më shumë gola të shënuar në një turne

15 Spanja (2024)

Më shumë fitore radhazi

7 Spanja (2024)

Më shumë pjesëmarrje në Europian

14 Gjermania / Gjermania Perëndimore