Një shofer i autobusit në Nepal shpreson të bëhet një mbajtës i rekordeve botërore Guinness falë aftësisë së tij të pazakontë për të lëpirë ballin e tij.
Nepalezi Yagya Bahadur Katuwal, 35 vjeç, nga Urlabari, pretendon se ka gjuhën më të gjatë në botë dhe mund të mbulojë hundën e tij me buzën e tij të poshtme.
"Daily Mail" shkruan se Katuwal është bërë i njohur pasi një shoku i tij i postoi një video në rrjetet sociale. Megjithatë, ai është paralajmëruar të mos tregojë aftësinë e tij të pazakontë në vende publike, pasi fëmijët janë të frikësuar.
"Fëmijët kurrë nuk duan të më afrohen. Disa madje i lagën pantallonat e tyre," thotë 35-vjeçari nepalez.





