Guri i të lindurve në maj, smeraldi, së bashku me akuamarinin i përket familjes së beriliumit dhe ka qenë përdorur në kohën e faraonëve për të treguar statusin e lartë.
Emri smerald vjen nga greqishtja e vjetër “smaragdos” dhe do të thotë gur jeshil.
Përbërja kimike e smeraldit

Smeraldi i përket familjes minerale të beriliumit.
Ngjyra e tij krijohet falë gjurmëve të kromit apo hekurit brenda kristalit, që i japin sfumatura duke filluar nga ngjyra blu, jeshile tek grija apo e verdha.
Nxjerrja e smeraldit

Tashmë smeraldët e Egjiptit janë zhdukur prej kohësh, por duke filluar nga shek XVI, pushtuesit e udhëhequr nga Hernando Kortes (që ndërmori një fushatë shfarosëse kundër Aztekëve nga 1519-ta) dhe Francisco Pizzarro (që ndërmori një fushatë të ngjashme ndaj Inkasve më 1526), origjina kolumbiane e smeraldit u bë sinonim i cilësisë së lartë.
Depozitat e smeraldit të zbuluara për herë të parë në Zambia më 1931, zënë vendin e dytë në botë për sasinë e këtij guri të çmuar. Vende të tjera të pasura me smerald janë: Afganistani, Brazili, Pakistani, Rusia (malet Urale) dhe Zimbabve.
Historia e smeraldit
Historia e këtij guri të çmuar fillon në Egjipt. Minierat e smeraldit që kanë ekzistuar me shumë mundësi që në vitin 3500 para erës sonë, u zbuluan më 1815 nga Frederic Cailliaud, mineralisti dhe eksploratori francez.
Që në kohët e Aleksandrit, minatorët grekë e nxirrnin këtë lloj guri. Edhe pse Egjipti dikur kishte pothuajse monopolin për smeraldin, në të vërtetë ekzistonin edhe burime të tjera të smeraldit.
Kleopatra, mbretëresha e fundit e Egjiptit ishte e famshme për përdorimin e smeraldëve. Smeraldët ishin për egjiptianët më shumë se gurë të çmuar, simbole të fuqishme patriotike dhe krenarie kombëtare.

Që nga Egjipti i lashtë, smeraldi është lidhur me pjellorinë, pavdekshmërinë, rigjallërimin dhe pranverën. Atij i atribuohej edhe fuqia për të qetësuar sytë e lodhur.
Karakteristikat e smeraldit

Si gur i tipit të tretë, smeraldi ka inkluzione të dukshme, që mund të quhen si njolla e tyre e bukurisë. Këto njolla krijohen falë gjurmëve të shkëmbinjve metamorfikë në brendësi të kristalit dhe gjurmëve të kromit.
Një tjetër karakteristikë e këtij guri është shkëlqimi i tij unik, që përshkruhet shpesh si i mëndafshtë, i ngrohtë, që influencon në mënyrë përfundimtare tek ngjyra, pastërtia dhe prerja.
Varietet e smeraldit
Smeraldi kolumbian është sinonim i cilësisë së lartë, por edhe pse është shumë i kërkuar në treg, është i vështirë të gjendet. Ky lloj smeraldi ka joshur gjithë botën me pastërtinë e kristaleve.
Smeraldët Nova Era nxirren nga miniera braziliane Minas Gerais dhe i ngjason shumë smeraldin kolumbian për nga bukuria.

Smeraldët trapikë janë kristale me papastërti karboni të errët, që formohen natyralisht.

Një tjetër lloj i smeraldit nxirret në Rusi dhe shquhen për pastërtinë për një ngjyrë jeshile në blu.

R.O.





