Halima Aden është vajza somaleze-amerikane, e para femër me burka e cila ka marrë pjesë në një konkurs për modele.
Në vitin 2016, ajo mori në telefon Denise Wallace, bashkëproducente në Miss Minnesota USA dhe e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs e veshur me bruka.
Aden u shpreh se mbante shami çdo ditë, por kjo nuk e pengonte që të ndiqte ëndrrën e saj.
Wallace nuk e njihte studenten 19-vjeçare por informacionet lidhur me të i mori në internet.
“Fotoja e saj u shfaq dhe unë isha pa fjalë, wow është shumë e bukur,”- kujton Wallace.
Debutimin e saj të parë të modelimit e ka bërë në shfaqjen e Kanye West në New York. Aden është e vetmja modele e veshur me burkë që ka nënshkruar marrëveshje me një agjensi gjigande të modelimit.
Pas suksesit në New York ajo mori pjesë në pasarela ndërkombëtare të Max Mara dhe Alberta Ferretti, përkrah supermodeleve si Gigi Hadid dhe Liu Wen.