Tendenca e të pasmeve të mëdha tani ka kaluar kufijtë gjinorë sepse në skenë ka dalë një mashkull i cili po i ‘konkurron’ të pasmet gjigante të Kim Kardashian.

Ruby Rue nga Melburni i Australisë ka arritur të grumbullojë mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe po t’ia shihni fotografitë, arsyen mund ta gjeni lehtë.

18-vjeçari është i fiksuar pas të pasmeve në formë dhe këtë e ka arritur me anë të operacioneve.

Imazhi i tij prej ‘çunit me të pasmet më seksi’ ka marrë komente prej më të ndryshmeve, sikur ato ofendueset por edhe shkrimet që e përkrahin.