Për shkak të motit të keq në zonën e Fushë Milotit janë shfaqur defekte në transformatorin 5600 kVA. Ky transformator furnizon me energji elektrike një nga dy stacionet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Durrësit.
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se mund të ketë reduktim të orarit në furnizimin me ujë gjatë 48 orëve të ardhshme.
Grupet e punës së OSHEE-së dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës janë në terren që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për të vlerësuar situatën dhe po marrin masa për zëvendësimin sa më të shpejtë të transformatorit.
Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për shqetësimin e krijuar!





