Pak ditë më parë, më datë 20 shtator, Këshilli i Gjykatës ka vendosur që në bazë të vendimit nr.67, Seksioni Civil i Gjykatës së shkallës së parë Durrës si dhe stafi mbështetës do të vendosen në godinën e ish-Gjykatës së Apelit Durrës, në zonën e Shkozetit, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

“TË GJITHA ÇËSHTJET CIVILE QË JANË AKTUALISHT NË SHQYRTIM SI DHE ÇËSHTJET CIVILE TË REGJISTRUARA TË REJA DO TË GJYKOHEN PRANË GODINËS TË ISH-GJYKATËS SË APELIT DURRËS, PREJ DATËS 30.09.204”,– njofton gjykata e Durrësit.