Fluksi i pushuesve që u drejtohen zonave turistike të Durrësit këtë të diel është mjaft I lartë.

Për të evituar rradhët e gjata në trafik dhe aksidentet e mundshme, policia rrugore e qytetit bregdetar jep disa këshilla për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përshkojnë aksin rrugor Plepa-Golem.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem,  Policia Rrugore Durrës  me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

  • gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;
  • të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë,  mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.
  • drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.