Autoriteti Portual Durrës ka dalë para pak minutash me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që pritej të udhëtonin sonte drejt portit të Barit në Itali.
Ndonëse është shtyrë nisja drejt brigjeve italiane me tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, porti njofton se imbarkimi i pasagjerëve do të bëhet që mbrëmjen e sotme.
Tragetet e linjës Durrës-Bari, “Rigel III” dhe “AF Marina”, të cilat ishin parashikuar të niseshin sot në orën 22:00, për shkak të motit të keq do nisen nesër me datë 11.01.2023 në orën 07:00.
Gjithashtu, edhe tragetet e linjës Bari-Durrës, “Rigel VII” dhe “GNV BLU” do të nisen nesër.





