Është shtyrë me 3 muaj vlefshmëria e Kontrollit Teknik të automjeteve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja Belinda Balluku.
Sqarohet se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale e SGS apo e njohur ndryshe si kolaudimi, fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Shtyrje të vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve. Megjithatë bëhet me dije se taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, ndryshe do të ketë kamat vonesë.
Kjo shtyrje e vlefshmërisë të Kontrollit Teknik bëhet për shkak të bllokimeve të vazhdueshme të qarkullimit në pandemi për vitin 2020.
Ndërkaq, shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet dhe do të bëhet një herë në dy vite.





