Pandemia Covid-19 ka lënë prej rreth dy muajsh në shtëpi studentët e të gjitha universiteteve të vendit. Duke marrë shkas nga vendimi i Ministrisë së Arsimit, që urdhëroi rikthimin në auditore të studentëve të vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe ata të vitit të fundit të ciklit të studimeve master, Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka publikuar kalendarin akademik 2019-2020 me ndryshimet përkatëse.
Njëkohësisht po merren masat për rikthimin në auditorë me datë 1 Qershor 2020, të studentëve të të gjithë cikleve të studimit që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, për përsëritjen e leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike.
Ndryshimet në kalendarin akademik 2019-2020:
1 Qershor-21 Qershor, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master.
22 Qershor-28 Qershor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare.
29 Qershor-12 Korrik. Sezoni i provimeve.
13 Korrik-19 Korrik, zhvillimi i provimeve të mbartura.
20 Korrik-26 Korrik, mbrojtja e temave të diplomave/zhvillimi i provimit të formimit.
27 Korrik-6 Gusht, përmbyllja e dokumentacionit për diplomim për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master.
1 Shtator-28 Shtator, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të parë dhe të dytë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të parë të ciklit të studimeve master.
22 Shtator-4 Tetor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare.
5 Tetor-18 Tetor, sezoni i provimeve.
19 Tetor-25 Tetor, zhvillimi i provimeve të mbartura.
Të vijojë mësimin në distancë për të gjitha ciklet e studimit deri në realizimin e plotë të planit mësimor të miratuar.





