Ujësjellës Kanalizime, Rajoni Durrës njofton abonentët se mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të qytetit të Kavajës dhe zonës turistike nga Qerreti deri në Plepa.
Shkak për këto probleme është bërë stakimi i energjisë elektrike nga ana e OST, e cila po merret me riparimin e defektit në linjën e tensionit të lartë 35 kV.
Zjarri i djeshëm dëmtoi linjën në fjalë, nga e cila furnizohet me energji elektrike edhe stacioni i pompimit në Çermë të Lushnjës.
Ky stacion është burimi kryesor që furnizon me ujë qytetin e Kavajës dhe gjithë zonën turistike nga Kavajë deri në Plepa.
Defekti është duke u riparuar dhe së shpejti do të rikthehet energjia elektrike në mënyrë që të vihet në punë stacioni në fjalë.





