Agjencia Shtetërore e Kadastrës – Durrës njofton të gjithë operatorët ekonomikë, shoqëri tregtare, agjenci imobilare apo individë që kanë në pronësi ose në administrim ambiente zyrash për t'i dhënë me qira, për akomodimin e punonjësve të zyrës së ASHK-së Shijak.

Në njoftimin e ASHK-së Durrës, bëhet me dije se ambienti me qira kërkohet për periudhën gusht – dhjetor 2019, ndërsa mësohet se të interesuarit duhet të paraqesin ofertën brenda datës 20 gusht 2019.