Ditën e hënë më 12 qershor në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës do të zhvillohen dy shorte, për shpërndarjen dhe caktimin midis përfituesve nga procesi i rindërtimit për dy pallate, konkretisht në lagjet nr.8 i banesës kolektive te rruga “Telat Noga’ dhe pallatit tjetër nr. 21 rruga “Isuf Molla”, Njësia Administrative Nr.2, Durrës.

Shorteu i parë do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa tjetri në orën 13:00.

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të përfaqësohen me prokurë. Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.

“Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr.8 Rruga “Telat Noga”, Njësia Administrative nr.4, Durrës do të zhvillohet  datë 12.06.2023 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 10:00.’

“Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit se shorteu publik me objekt shpërndarjen / caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr.21 Rruga “Isuf Molla”, Njësia Administrative nr.2, Durrës do të zhvillohet më datë 12.06.2023 në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, pranë Bashkisë Durrës, kati II duke filluar nga ora 13:00.