Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë furnizim me ujë për zonën e fshatit (Jubë, Katund i Ri, Manëz, Ishëm dhe Rrashbull).
Shkak është bërë një defekt që ka ndodhur në tubacionin me diametër 700 mm që furnizon zonën e fshatit me ujë nga stacioni i pompimit në Fushë-Kuqe.
UKD ka nisur punën që në mëngjes dhe brigada e avarive po punon për riparimin e defektit në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë, kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.





