Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Middlesex, Londër, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Master të studimeve nga fakultetet: Fakulteti i Shkencave Politike Juridike; Fakulteti i Biznesit; Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Studimeve Profesionale. (2 studentë për vitin akademik 2018-2019, (3-5 muaj).
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesi do të shpallet në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Middlesex, Londër.
Kush mund të aplikojë:
Student të vitit të parë dhe të dytë, semestri i dytë për kërkim rreth mbrojtjes së temës së diplomës (‘non-credit bearing research’).
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze sipas kualifikimeve të testeve dhe niveleve të mëposhtme:
- Performancë shumë të mire akademike
- Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi
Dokumentet që nevojiten për aplikim:
- Vërtetim studenti;
- Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
- Kopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën angleze.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti
Afati i aplikimit është 26 shkurt 2018.
Për më shumë klikoni këtu!





