Në zbatim, te ligjit Nr 7961 dt.12.07.1995, Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar,Urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm për Strukturën Organike Nr 31 dt.31.01.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin :

Kryesekretar / Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në shkenca ekonomike (master shkencor);
  • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë në punë; (e dokumentuar me vërtetim nga institucioni dhe fotokopje te librezës së punës)
  • Përbëjnë avantazh kualifikime në fushën e kërkuar;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.02.2017 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës në adresën: Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Shkozet Durrës, këto dokumenta:

  • Kërkesë për aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave (e noterizuar);
  • Fotokopje të librezës së punës (e noterizuar);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Certifikatë personale

 (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës  do të publikohet lista e aplikanteve qe do vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.

Publikuar më 15/02/2017