Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a njofton se në datën 27 dhjetor në orën 10;00, organizon dëgjesën publike në lidhje me impaktin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit me komunitetin e Njësisë Administrative Manëz.

NJOFTIMI

Në zbatim të VKM nr 419, datë 25.06.2014 “Për miratimin e tarifave dhe lejeve të mjedisit”, shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a në datën 27.12.2022, ora 10.00, organizon dëgjesën publike në lidhje me impaktin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit me komunitetin e Njësisë Administrative Manëz. Dëgjesa do të zhvillohet pranë mjediseve të njësisë administrative.