Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka reaguar pas njoftimit të publikuar nga gjykata e Tiranës sa i takon ankimimit që Alibeaj bëri ndaj vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit.

Kaso u shpreh se nuk kishte asnjë lloj arsyeje për t’u shqetësuar dhe se gjykata nuk kishte pranuar asnjë lloj ankimimi për vendimin e dhënë në ku njihet Kuvendi i 11 dhjetorit.

Ivi Kaso, PD: Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit!

Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave!

NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo.

Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!

Në njoftimin e bërë nga gjykata thuhet se ankimimi i bërë nga Alibeaj ishte marrë në shqyrtim nga gjyqatarja Blerina Muço, ndërsa Kaso sqaron se ky veprim nuk tregonte pranimin e ankimimit por vetëm shqyrtimin për të parë nëse është bërë sipas ligjit apo jo.