Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se të gjithë ata që kanë dëshirë të vizitojnë Amerikën këtë verë, duhet të kenë parasysh që të zbatojnë rregullat e vizës.

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada shkruan:

"Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara."