Policia Bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit kanë njoftuar mëngjesin e sotëm bizneset pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve për të liruar hapësirat publike të lulishteve, të cilat janë zënë me tenda, karrige, çadra dhe struktura metalike.

Deri më tani procesi vijon qetësish dhe nuk raportohet për konflikte mes pronarëve të subjekteve dhe efektivëve të policisë bashkiake.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirave publike, do të zhvillohet ditën e hënë.